Qendër e re shëndetësore/ Veliaj dhe Manastirliu në qendrën shëndetësore të Lanabregasit
06/02/2021 15:19
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kanë inspektuar Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas në periferi të Tiranës, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
“Tirana nga ky projekt ka përfituar rikonstruksionin e 50 qendrave shëndetësore”, thotë Manastirliu.
Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se Tirana nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur dhe ulur ritmin e investimeve në shërbim të komuniteteve.
“Fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia Covid na motivon të ecim përpara pa u ndalur me investime”, shton Veliaj.
Top Channel