Plagosje me thikë në Kurbin, 18-vjeçari niset drejt Traumës në Tiranë

06/02/2021 18:40

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Kurbin pasditen e sotme.

Nga plagët e marra Klaidi Gjergji është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende se cili është shkaku i plagosjes së të riut, ndërsa vijon krehja e zonës për të kapur autorin apo autorët.

Kurbin

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja . Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA