Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar artisti tepër i njohur, Captial T, i cili kishte ardhur për të surprizuar një djalë të vogël që vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Por nuk mbaroi me kaq… Capital T kishte vendosur që të surprizonte dhe dikë tjetër, ish-konkurenten e “Hell’s Kitchen”, Ergisën.
Përpara se Ergisa të takonte idhullin e saj, produksioni i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar t’a sprovonte atë duke i dhënë disa sfida. Sfida e parë kishte të bënte me ushtrimet fizike dhe ishte vetë artisti i njohur i cili I’a përcaktoi ushtrimet e palestrës që Ergisa do duhej të kryente, sfida të cilat Egisa mundi t’i realizonte me sukses.
Por Ergisa të takonte Capital-in duhej që të kalonte dhe një sfidë të fundit, me të cilën ishte tepër e njohur. Ajo duhej të gatuante për Capitalin, por këtë herë, dhe vetë artisti për herë të parë në një emision televiziv, nisi të gatuante gjithashtu.
Sfidat u superuan me sukses si nga ana e Ergisës dhe artistit dhe për herë të parë, ajo arriti të takonte idhullin e saj. Në fund Capital T performoi një ndër hitet e tij “Fjalt e Nanës” me të cilën u mbyll dhe puntata e parë e këtij edicioni që premton shumë emocione dhe surpriza.
Top Channel