Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit, Rama jep lajmin: U bë si legjenda e Rozafës, këto ditë shpallet fituesi i garës ndërkombëtare
06/02/2021 10:14
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të mirë me të gjithë sa i takon ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit.
Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me banorët e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, kryeministri tha se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte.
Sipas tij, ky proces u shoqërua me vonesa për shkak të situatës me pandeminë.
“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.
Top Channel