Kur “luhej” golf në hënë/ Ndoshta zgjidhet misteri, sa larg shkoi topi…

05/02/2021 22:54

Gjysmë shekulli më parë, astronauti amerikan Alan P. Shepard Jr, ishte i zënë duke bërë histori në hapësirë.

Shepard, komandant i misionit të NASA-s, Apollo 14 në 1971, u bë personi i parë që goditi një top golfi në hënë. Por nuk u bë asnjëherë e ditur se sa larg shkoi topi i golfit. I pari që ai goditi, nuk shkoi larg. I dyti, u tha se udhëtoi për milje e milje…por nuk u verifikua kurrë dhe mbeti që atëherë një mister. Por tani, 50 vite më pas, një specialist imazhi beson se ai më në fund e ka gjetur përgjigjen.

“Për shkak të disa skanimeve me rezolucion të lartë të filmit të atij fluturimi që janë bërë të disponueshme kohët e fundit, dhe teknologjisë së re digjitale, munda të zbuloj topin e dytë dhe të zgjidh misterin se sa larg shkoi”, thotë specialisti britanik i fotografisë Andy Saunders për euronews. Ai thotë se ka mundur ta lokalizojë topin e dytë në një imazh dhe vlerësoi se ai shkoi vetëm rreth 36 metra më tej. “Distanca është pak zhgënjyese, por është mirë të dihet se topi është gjetur”, shton Saunders. Kërkuesit në universitetin e Maine-it jugor mendojnë se topi mund të ketë qëndruar mbi sipërfaqe për më shumë se një minutë, por për shkak të gravitetit të munguar në ambjent, ai mund të ketë udhëtuar për kilometra të tëra.

Top Channel