Ekskluzive/ Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City 15/09 09:50
Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe drejtor sportiv i Lazios, është sulmuar nga një qen pitbull.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje në Olgiata, aty ku Tare jeton prej kohësh me familjen e tij.
Mësohet se Tare ka qenë duke shëtitur qentë e tij kur është sulmuar nga një pitbull që kishte kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij.
“Corriere dello Sport” bën me dije se një nga qentë e tij ka ngordhur nga përleshja me pitbullin, ndërsa tjetri është plagosur.
Top Channel