I kënaqur për suksesin dhe mbi të gjitha për formën që tregoi skuadra e tij në fushë ndaj Vllaznisë. Në intervistën për emisionin Gol pas Goli trajneri i Laçit Shpëtim Duro e analizoi kështu fitoren e dytë në këtë sezon ndaj Vllaznisë kryesuese.
Ndeshja- Pjesa e parë me përjashtim të 10 minutave të para, që na bënë problem, e kapëm situatën. Edhe pjesa e parë ishte në favorin tonë. Në pjesën e dytë dominuam, barazuan aksidentalisht. Skuadra tregoi karakter dhe ktheu rezultatin.
Gara për titullin- Tani mund të them që është rihapur kampionatin. Janë në ndjekje edhe Partizani, Kukësi dhe Tirana. Vllaznia do ta ndjejë më shumë presionin e 4 skuadrave. Unë them tani është rihapur kampionati. E thashë që Vllaznia ishte 99% kampione, kur ishte 10 pikë para. Nuk e parashikova që do të linte kaq shumë pikë dhe do të gabonte. Tani jemi në një situatë tjetër.
Sulmi- Në sulm kemi 4 lojtarë cilësorë. Është rikthyer Nuabueze që ka qenë një mungesë e madhe. Kisha besim të jashtëzakonshme që do të shënonte. Ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Vllanizë. Xhixha luajti shumë mirë, futja e Harmonit ishte në momentin e duhur, ishte i freskët dhe ç’orientoi kundërshtarin. Isha i bindur që do të shënonim përsëri. Dalja me të kuq e Obanorit na i vështirësoi disi situatën.
Ndërhyrja e Shehut- Ishte fillim i lojës, nuk ishte në kufijtë e kartonit të kuq.
Gabimet e Sherrit- Ka qenë shumë mirë këto ndeshje, sot pati një lloj tensionimi, gaboi në lojën me këmbë. Është një pikë e fortë. Fati i tij që skuadra fitoi. Kur fiton gabimet minimizohen.
Zëvendësimet- Për mua pika kryesore ka qenë mbulimi i lojtarit Imeri sepse luan mbrapa 2 sulmuesve. E mbuloi shumë mirë Deliu. Shehu dhe Lushkja kanë luajtur shkëlqyeshëm. Kur ke një pikë të fortë dhe të freskët në sulm si Harmon, zëvendësimi duhet me patjetër.
Reagimi i Sherrit dhe Laska- Aleni ishte i mërzitur, erdhi më tha profesor më fal. Fati që fituam dhe kalon. Ka qenë i tensionuar, sepse luante në Shkodër dhe është presioni. Presidenti erdhi dhe festoi me futbollistët.
Marrëdhënia me presidentin Laska- Shumë mirë. Ka ca probleme të vogla. Presidenti i Laçit është maniak. Merret shumë me gjërat e vogla, me organizimin e çdo gjëje. Është ditë e natë me skuadrën. Por ndonjëherë i kalon limitet. Është shumë i dhënë pas skuadrës, në krahasim me presidentët e tjerë”, u shpreh Duro.
Top Channel