Thomas Brdaric e mori me sportivitet humbjen që pësoi Vllaznia e tij ndaj Laçit në Loro Boriçi. Në intervistën për Gol pas Goli trajneri gjerman i shkodranëve e analizoi kështu sfidën.
Çfarë shkoi keq sot?
Dua të uroj skuadrën e Laçit për fitoren, e merituan. Sot kishim një mundësi shumë të mirë për të vazhduar rrugën tonë. Laçi ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Megjithatë edhe ne i ndihmuam ata për të ecur përpara.
Sa do ndikojë humbja?
Nuk do ndikojë shumë në ecurinë e skuadrës, kemi treguar edhe herët e tjera, se dimë të rikthehemi. Duhet të punojmë shumë për t’u rikthyer te fitoret.
Ndërhyrja e Shehut çfarë karton ishte?
Momenti i parë dukej shumë i ashpër, por edhe tani që e shikoj duket një karton i kuq. Nëse nuk do tërhiqte këmbën Kruja, do i thyhej këmba.
Sa u ndje mungesa e Krymit?
Dua të flas vetëm për lojtarët e mi. Skuadra e ndjeu mungesën e Krymit, por skuadrës i kemi dhënë gjithmonë zemër, pasi e dimë që do kemi mungesa, nga kartonët dhe dëmtimet.
Ndryshimi i skemës ndaj Laçit?
Në këto moment nuk mund të flas për taktike, pasi kemi luajtur më parë kështu. Sot kemi bërë gabime, e humbëm ndeshjen nga gabimet tona. Kundërshtari e fitoi ndeshjen nga gabimet tona. Duket ta analizojmë ndeshjen me kujdes.
Top Channel