Selami Shimshek, shtetas turk i kërkuar në vendin e tij Turqi sepse duke qenë mbështetës i lëvizje gyleniste Feto, ndodhet në Shqipëri në kërkim të azilit politik.

Ai u arrestuar pak kohë më parë në Aeroportin e Rinasit së bashku me një tjetër shtetas turk me emrin Harun Çelik, ndërsa po përpiqeshin të iknin drejt Kanadasë me pasaporta false. Pas arrestimit u dënua me një vit burg, por gjykata e apelit e la të lirë. Pas lirimit kërkoi strehim politik në Shqipëri në mënyrë që të shmangte dëbimit drejt Turqisë.

Por kërkesa e tij për azil është refuzuar nga autoritetet shqiptare ndërsa për të penguar dëbimin, nëpërmjet avokatëve të tij Shimshek apeloi vendimet në disa gjykata përfshi edhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në mes të Janarit Selami Shimshek apeloi vendimin e Gjykatës Administrative që i rrëzoi padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë.

Ai rrezikon deportimin në Turqi, por ka apeluar vendimin duke kërkuar që të pezullohet ky vendim, si dhe mos lejohet asnjë dëbim nga Shqipëria, madje të pranohet kërkesa e tij për azil. Turqia e kërkon me argumentin se është gylenist, apo pjesë e organizatës ”FETO”, edhe pse turku e ka mohuar këtë, por nuk ka hedhur poshtë faktin se në atdhe i rrezikohet jeta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA