Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Forcat blu bëjnë me dije se një 29-vjeçar u kap në hotel tek bulevardi “Zogu i Parë” me një 61-vjeçare, me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shpërblimit. Të dy janë arrestuar dhe akuzohen për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërsa një 23-vjeçar, banues në Tropojë u arrestua pasi u konstatua me sasi farash të dyshuar kanabisi. Policia bën me dije se është proceduar në gjendje të lirë një 46-vjeçar pasi u konfliktua me një tjetër për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë konstatuar dhe ndaluar shtetasin L. Rr. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Rr., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. H., 46 vjeç, pasi është konfliktuar me shtetasin A. M., për motive të dobëta.

  • Më datë 03.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar një shumë parash shtetasit B. K.
  • Më datë 03.02.2021, shtetasi E. B., 30 vjeç, ka kallëzuar se nëpërmjet një mesazhi në telefonin e tij është kanosur nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA