Dy vëllezër nga Bulqiza janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 45-vjeçar, shtetasin B. K.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambjentet e servisit të shtetasit të sipër përmendur, teksa dy vëllezërit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta 45-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).
Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.
Top Channel