Brenda vitit 2023 piramida e Tiranes do te jete qendra me e madhe teknologjike ne rajon.
Punimet i vizitoi nga afër kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryetari i bashkisë se Tiranes Erjon Veliaj, i cili shpjegoi se si brenda kësaj godine do te krijohen 18 salla ku te rinjtë do te studiojnë IT, dizajn robotike e te tjera.
Kryeministri Rama e cilësoi një sfide te madhe shndërrimin e kësaj godine qe mbart historinë e diktaturës se shkuara ne nje qendër te tille qe do te shërbeje si nje celes per suksesin e te rinjve ne tregun e punës, jo vetëm ne Shqipëri por ne atë ndërkombëtar.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi realizmin e këtij projektin por mbi te gjitha partneritetin e qeverisë me biznesin dhe atë te amerikaneve me shqiptaret. Pasi ky projekt po mundësohet edhe fale bashkëpunimit e fondin shqiptaro amerikan te zhvillimit. Kjo qender e teknologjisë do te mirëpres 3000 te rinj.
Top Channel