Për herë të parë pas 8 vitesh, auditohet Kadastra e Vlorës nga KLSH! Nis kontroll dhe në Spitalin Rajonal dhe atë psikiatrik

04/02/2021 12:52

Kontrolli i Lartë i shtetit ka nisur  një audit në qytetin e Vlorës , në 3 institucione të rëndësishme si Kadastra ,Spitali Rajonal ,Spitali Psikiatrik ndërsa për Bashkinë auditi kishte nisur prej kohësh duke e çuar në 4 institucionet që po kontrollohen .

Kadastra e Vlorës ishte një institucion në të cilin KLSH nuk kishte kryer asnjë kontroll në 8 vitet e fundit .Të gjitha kontrollet që po kryhen në të gjitha institucionet po  kalojnë në ‘lupën’ audituesve në mënyrë të detajuar nga  Kontrolli i  Lartë , ku çdo hap po ndiqet  nga kreu i këtij Institucioni , Arben Shehu, për të parë shkelje të mundshme .

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme ,që nga regjistrimet ,legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët. Sipas burimeve nga grupi i punës , auditimi në institucione po bëhet shumë i detajuar me qëllim që të evidentohen abuzimet dhe çdo shkelje e ligjit të kallëzohet në prokurori e faktuar dhe arsyetuar pa asnjë tolerancë.

Nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit ,fton qytetarët që të denoncojnë çdo abuzim apo shkelje që lidhet me ta ose janë në dijeni ndërsa rastet e sinjalizimit nga ana e qytetarëve janë rritur ndjeshëm ,fakt i cilin tregon dhe rritjen e besimit të qytetarëve për KLSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA