Manchester City nuk di më të ndalet. Skuadra e Pep Guardiolës siguroi fitoren e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 9-ën rresht në Premier League, duke kryesuar e vetme edhe pas javës së 22-të me 47 pikë, 3 më shumë se Manchester United që ka zhvilluar edhe një ndeshje më tepër.
Në transfertën e Turf Moor ndaj Burnley, skuadra e Pep Guardiolës fitoi lehtësisht me rezultatin 0-2 me 2 gola të realizuar në pjesën e parë, fillimisht nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të dhe më pas nga Raheem Sterling në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, sistemi VAR i anuloi një gol algjerianit Riyad Mahrez për pozicion jashtë loje. U rikthye ndërkohë te suksesi edhe Leicester City që triumfoi në transfertën ndaj Fulham me rezultatin 0-2 falë golave të Iheanachos dhe James Justin.
Top Channel