Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale me qytetarët ka zbuluar se në një Gjykatë të vendit tonë po bëhen padrejtësi.
Rama i është përgjigjur një qytetari i cili shtronte pyetjen se kur do të hetojë drejtësia e re politikanët ndërsa shtonte se një gjyqtare në qytetin e Vlorës po bënte kërdinë.
“Kush e ka pritur drejtësinë e re të bëjë hatanë në një kohë të shkurtër. Dikush këtu më shkruan: Ma shpjegon dot çfarë bënë Vjola Cani në Vlorë që po bën kërdinë? Nuk e di kush është Vjola Cani, i kërkoj ndjesë për nxjerrjen e emrit, por që sot në një gjykatë të vendit po bëhet një krim.
Ju siguroj tani në këtë moment që në një gjykatë të vendit po kruhet një krim. Ka shumë, që mendojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë. Sistemi nuk është ende i pastruar. Institucionet e reja, kanë filluar të strukturojnë punë e tyre. Këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite. Jo të ngresh një shtet me ligje. Drejtësia e re do të fillojë të funksionojë siç e duam unë dhe të gjithë. Dhe do të jetë e prekshme, kur pas pastrimit të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që kanë dalë ,lum nga vettingu dhe duhet ti thërrasë drejtësia dhe të thotë hajde këtu se duhet të shpjegosh çfarë janë këto”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri është përgjigjur se përse bën bllok në Facebook, për të cilën tha:
“Ka dallim të madh mes kritikës dhe sharjes. Kritika është kritikë, sharja është. Unë jam më i shari dhe i kritikuari se jam në këtë pozicion. Unë nuk merrem me block. Ka një roje që po të kapi duke folur sikur je në pyll të bën block. Ndotësit që e përdorin aksesin për të bërë ndotje të mjedisit janë të padëshirueshëm. Shumë e thjeshtë. Ja tjetri thotë bllokoji kush shan. Unë i as i bllokoj, as jo”
Top Channel