Kreu i KESH, Benet Beci takohet me banorët në Obot: Garantuam transparancë mbi menaxhimin e HEC-eve

04/02/2021 15:16

Kreu i KESH, Benet Beci është takuar me banorët në zonën e Obotit dhe ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Beci i garantoi banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e tre HEC-eve dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës.

Njoftimi i plotë: “Së bashku me kryeplakun e Obotit, z. Gregor Pemaj për të vëzhguar nga afër situatën e përmbytjeve. Diskutuam me banorët rreth problemeve të kësaj situate të shkaktuar nga reshjet e muajit Janar.

Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA