Top Channel do të nisë emisionin më të ri “Kandidati” sot në orën 23:15. Emisioni sjell për publikun një profil gjithëpërfshirës të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ky emision do të jetë i konceptuar mbi profilin profesional, profilin personal, ambicien politike te çdo kandidati. Moderator i emisionit Kandidati është Eno Popi.
Emisioni do te nise me Ajlin Alfredaj-Palnikaj, e cila nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar. Ajo është 29-vjeçarja nga fshati Lekbibaj në Tropojë, e cila ka shtatë fëmijë. Ajlin ka përfunduar dy fakultete, për drejtësi dhe për edukim fizik.
Ajo punon si drejtore pranë zyrës së kadastrës së Bajram Currit. Historia e saj ka shërbyer si frymëzim për të gjithë nënat e reja. Edhe pse e angazhuar në familje dhe në karrierë, ajo ka shprehur ambicien të jetë kandidate për deputete në Tropojë për Partinë Socialiste në zgjedhjet 25 Prillit.
Top Channel