I arrestuar për vrasje, çfarë zbuloi policia në telefonin e shqiptarit

04/02/2021 12:16

Prokuroria në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur prova të reja lidhur me ekzekutimin e Hamawand Ali Hussain, 30 vjeç, i cili u gjet pa jetë në pronën e tij  në Charterhouse Street, Hartlepool më 14 Shtator 2019.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe, Hussain është vrarë për shkaqe që lidhen me tregtinë e drogës.

Prokurorët pretendojnë se Hamawand u qëllua në distancë me një armë gjahu menjëherë pasi ai arriti në shtëpi. Policia ka zbuluar disa të dhëna të reja në telefonin e shqiptarit Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç.

Xhaferi është një nga katër të arrestuarit, ndërsa thuhet se shqiptari ishte duke kërkuar informacione për fluturime të mundshme për në Greqi. Sipas të dhënave të zbuluara, fluturimi në fjalë ishte planifikuar për në 12 Tetor 2019.

Nicholas Lumley QC, avokati i Xhaferit, vuri në dukje se vetëm në datën 17 shtator, ky i fundit kishte kërkuar informacione mbi fluturime për në Greqi. Xhaferi  posedon një pasaportë greke dhe Brocklesby tha se ai nuk ishte në dijeni nëse fluturimi ishte rezervuar me të vërtetë.

Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të vërtetohej nëse telefoni është përdorur nga Xhaferi apo nga persona të tjerë. Gjithashtu sipas gjykatësit, janë zbuluar gjurmë gishtërinjsh që i përkasin Xhaferit në një qese të zezë të gjetur në rrugën Charterhouse pas vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA