“FETO është në Shqipëri”/ Kryeparlamentari turk: Ka investime në shkolla, televizione dhe shëndetësi

04/02/2021 15:07

Kryetari i Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop gjatë vizitë në Tiranë i kërkoi homologut Gramoz Ruci vijimin nga Shqipëria të çmontimit të aktivitetit të organizatës FETO.

Ky grup terrorist tha Sentop ka realizuar objektivat e tij duke u maskuar pas institucioneve arsimore, në shëndetësi, në media edhe në shoqata apo organizata të ndryshme.

Mustafa Sentop: Gjatë takimit që pata me zotin kryetar unë i fola edhe për aktivitetin e organizatës terroriste “FETO”, e cila ndërmori aktivitetin për grusht shteti në vendin tonë më 15 Korrik 2016. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, organizata FETO është prezente edhe në Shqipëri. Kjo organizatë nuk kurseu, arriti deri aty sa bombardoi me avionë Parlamentin e Turqisë kur ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të konsiderueshme por nuk është vetëm Turqia objektiv i kësaj organizate terroriste, tinëzare. Në të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ne theksoi krye-parlamentari turk, nuk do të lejojmë që organizata terroriste FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA