Divjakë/ Bie niveli i ujit në tokat e mbjella, përmbytjet sjellin mbeturina në hidrovor

04/02/2021 13:44

Në tokat e përmbytura të Divjakës niveli i ujit ka rënë me disa centimetra. Prezencë të tij ka në mbi 200 ha, nga 1000 që ishte një ditë më parë. Përgjegjës të hidrovorit në Biçukas për situatën e krijuar mendojnë se prurjet ishin të shumta çka bëri mos përballimin e situatës.

120 mm shi ka rënë për tre orë duke rritur kuotën  në plus 90 cm të prurjeve në hidrovor. Një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që prej 1996 pohojnë punonjësit e hidrovorit.

Fermerët në Tërbuf tokat e të cilëve janë ende nën ujë fajësojnë punonjësit e bordit të kullimit të cilët nuk u angazhuan në punë në kohën e duhur. Sot ata llogarisin dëmet.

Uji ka sjellë mbeturina të shumta në hidrovor si goma automjetesh, mobilje të vjetra, dyshekë etj. Kjo ka bërë që një nga elektropompat të dëmtohej. Sot në punë janë 6 elektropompa që thithin 28 meter kub ujë në sek. Me këtë ritëm nëse nuk ka reshje, uji në  tokat në Terbuf e Grabjanë do të largohet brenda dy ditëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA