
Presidenti i vendit, Ilir Meta u ka bërë të gjithë qytetarëve thirrje që të votojnë më 25 prill, me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve.
Ai thekson se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari duke garantuar që të mos ndodhë asnjë prekje vote e tyre.
“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”, shkruan Meta.
Top Channel