Digjet mjeti i juristit të Kadastrës/ Vlorë, policia: Akt kriminal i qëllimshëm

04/02/2021 12:10

Një punonjësi të Kadastrës së Vlorës iu dogj makina gjatë natës, në një ngjarje që duket se është shkaktuar qëllimisht.

Automjeti Toyota Yaris është djegur në shtëpinë e 32 vjecarit Ermal Hoxha, rreth orës 3 të mëngjesit.

Por, ndërsa policia po heton, e motra e pronarit të mjetit, Saimira Hoxha dëshmitare e ngjarjes hedh disa dyshime.

“Dyshoj tek ish bashkëjetuesi qe do te me marre femijen”, shprehet ajo.

Ngjarje të tilla në fakt janë të shpeshta në Vlorë, por rrallë ose asnjëherë nuk mësohen autoret e këtyre akteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA