Vjedhje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Vlorë

03/02/2021 11:38

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen R. H., 25 vjeçe dhe kanë proceduar penalisht shtetasen A. M., 36 vjeçe, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarketin ku ishin të punësuara, në Sarandë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 44 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel