Takimi për stërvitjen e ushtrisë amerikane në Evropë, Meta: Falenderime të përzemërta për SHBA-në

03/02/2021 18:09

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Evropë ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka reaguar.

Ai ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen në çdo fushë zhvillimi, procesin e reformave në mënyrë të veçantë tek e sigurisë dhe mbrojtjes dhe se bëri të mundur zhvillimin e stërvitjes në Shqipëri.

“Thirra sot Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes me sukses të stërvitjes më të madhe me trupa në Ballkan, të koduar “Defender Europe 21”, e drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë. Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që sikundër na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi, proces reformash dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e sigurisë dhe mbrojtjes, bëri të mundur zhvillimin e kësaj stërvitjeje në rajonin tonë, përfshi Shqipërinë”, tha Meta.

Meta në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mblodhi për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA