Nga fillimi i pandemisë deri më tani gati 1400 shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19-ta. Pasoja e festimeve të fundvitit po ndihen tani, me rreth 900 të infektuar në ditë.

Ndërkohë që Europa ka shtrënguar masat e izolimit.

Gjermania

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka ndërmarrë masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Këto masa janë marrë, pasi situata nga pandemia e covid 19 nuk është përmirësuar aspak, madje numri i të vdekurve I tejkaloi 35.000 njerëz.

Te gjitha keto jane pjesë e një izolimi kombëtar që nisi më 7 nëntor te 2020. Vendimi erdhi pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve, javët e fundit. Si pjesë e masave kufizuese në të gjithë Gjermaninë do të lejohet vetëm nga një vizitor nga jashtë për çdo familjeje, dhe nga stafi dhe vizitorët që hyjnë në shtëpitë e të moshuarve do të kërkohet që të kryejnë teste të shpejta të detyrueshme paraprakisht.

Anglia

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme. Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Duke nisur nga 15 janari Mbretëria e Bashkuar ka mbyllur kufijte per Amerikën e Jugut dhe Portugalinë për shkak të shfaqjes në masë të variantit të ri COVID dhe rasteve të shtuara të infektimeve.

Shkollat ne Angli te mbyllura ne pjesën dërrmuese, mësimi zhvillohet online. Shpresohet rihapja nga 22 shkurti.

Hollanda

Hollanda nisi shtetrrethimin e saj të parë të plotë që prej Luftës së dytë Botërore. Në të gjithë vendin, është vendosur ora policore ndërsa janë ndaluar rreptësisht fluturimet nga Britania, Afrika e Amerika e Jugut, ku janë shfaqur variante të reja të koronavirusit.

Në gjithë vendin ndalohet lëvizja nga ora 21.00 deri në 4.30 të mëngjesit. Shkelja e shtetrrethimit do të dënohen me një gjobë prej 116 dollarësh.

Përjashtime do të behën për personat që shkojnë në punë, ata të cilëve u duhet të kujdesen për të tjerët, apo edhe të shëtisin qentë. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në 9 shkurt.

Greqi

Nga e shtuna, grekët kanë akses në dyqane vetëm nëse kanë një prenotim nën një sistem të njohur si Click Inside. Ata po ashtu mund të dalin nga shtëpitë vetëm nëse njoftojnë autoritetet përmes një mesazhi sms.

Sipas vendimit te expekteve të shëndetësisë marrë javën që shkoi, shkollat jane te mbyllura dhe do të zhvillohen online, deri në një vendim të dytë.

“Veçanërisht të rinjtë nuk I respektojnë masat. Fatkeqësisht po dëgjojmë edhe për të rinj që po humbasin jetën.

Në autobus nuk respektohen fare masat. Ka shumë qytetarë pa maska dhe nuk u flet edhe dot se bën sherr”.

Në Shqipëri janë në fuqi masat si mbajtja me detyrim e maskës në ambientet jashtë shtëpisë, ndalim qarkullimi dhe mbyllja ë bareve dhe restoranteve nga ora 22 deri në 6 të ditës tjetër. Universitetet janë online, ndërsa arsimi parauniversitar e xzhvillon mësimin të alternuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA