Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu dhe Gjergji Koja janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.

Shehu tha se Shqipëria nuk ka pse të pyesë për vaksina ruse apo kineze sepse po merr doza kontrabandë, referuar dozave fillestare që solli kryeministri Edi Rama në vendin tonë.

Ishte Shehu ai që tha fillimisht se Pfizer po heziton të fusë vaksina në Shqipëri, për shkak të këtij rasti.

Ndërsa Koja ndërhyri dhe e kundërshtoi. Debati i tyre degradoi në ofendime, ku Shehu e quajti Kojën zhurmues, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë “plak i rrjedhur”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Shehu: Ju po thoni a të marrë Shqipëria ruse apo kineze, këtu po vijnë kontrabandë.

Koja: Ore pse gënjeni.

Shehu: Ky është krim.

Koja: Ore është rregull i kontratës.

Shehu: Ja dhe i nxjerr këtu si zhurmues.

Koja: Po gënjeni haptazi  dhe më duhet të kundërshtoj.

Shehu: Nuk po gënjej, mos e ngarko veten me gjëra të tilla sepse është vepër e rëndë kriminale.

Koja: Ore mos ofendo në radhë të parë.

Shehu: Është krim, kontrabandë.

Koja: Dua të besoj se jeni profesor e jo plak i rrjedhur.

Shehu: Çfarë po thua?!

Koja: Nuk del dot ti këtu të tregosh përrallë nga e kaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA