“The Economist Intelligence Unit” (Njësia e Inteligjencës pranë revistës prestigjioze angleze The Economist) publikoi indeksin e demokracisë për vitin 2020.
Ky indeks e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve me demokraci hibride duke e renditur tek vendet nga ku demokracia ka të meta.
“The Economist Intelligence Unit” tregon edhe shkaqet se përse vendi ynë tashmë e ka kaluar stadin e demokracisë hibride ku ndodhej prej shumë vitesh.
“Në 2020 ka ende vende të rajonit pa një demokraci të plotë por vetëm Shqipëria mundi të ndryshojë kategorinë e renditjes. Shqipëria lëvizi tek vendet me “demokraci me të meta” duke shënuar 6.08 pikë nga renditja e “regjimeve hibride”. Në vlerësimin rajonal Shqipëria renditet poshtë Serbisë që ka 6.22 pikë. Ndryshimi i renditjes të Shqipërisë vjen nga disa faktorë përfshi shtimin e mbështetjes të demokracisë nga qytetarët. Qeveria po ashtu përfshi në një seri reformash elektorale për zgjedhjet me qëllim përafrimin e legjislacionit zgjedhor në përputhje me atë të BE-s, sikurse vendi po përgatitet në çeljen e bisedimeve me BE”.
Pavarësisht këtyre reformave thotë Njësia e Inteligjencës e “The Economist:, mbetet e paqartë nëse këto reforma do të rezultojnë në pasjen e plotë të zgjedhjeve të lira e të drejta.
Top Channel