Rikthehet Elvana/ “Qeras” ndjekësit me një këngë për ditëlindje

03/02/2021 18:13

“Thirr” titullohet kënga me të cilën Elvana Gjata rikthehet në muzikë.

Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë për të, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.

“T’kom thirr/ Sa zoni m’u ngjir

T’kom prit/ Sa shpirti m’u mpi

Se bota ime s’bën për ty/ Bota ime e madhe për ty

Jeta ime është shumë për ty”, këndon Elvana dhe nuk e dimë nëse është frymëzuar nga përvoja personale apo është thjesht tekst artistik. Presim që kjo këngë të shndërrohet në hit, ashtu siç ndodh zakonisht me këngët e 34-vjeçares.

Në faqen e saj në Instagram, Elvana postoi videon kur prindërit vijnë për ta uruar, teksa tregon me humor momentin kur i ati ndaloi për të mbërthyer këpucët dhe pastaj vazhdon t’i këndojë “Shumë urime për ty”. Ndërkohë nuk ka treguar më shumë se si do të festojë dhe me kë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA