Nartë, të rrethuar nga ujërat/ Dhjetëra banesa çdo vit kthehen në ishull pas reshjeve të shiut

03/02/2021 15:20

Uji vijon të rrethojë shtëpitë e banorëve të nartës pa asnjë shpresë për tërheqje.

Më shumë 30 banesa në  fshatin Nartë të Vlorës prej  më shumë se një muaji ndodhen në këtë gjendje. Por banorët thonë se këtë makth e përjetojnë çdo dimër

Për kryeplakun e fshatit Mihal Thanasko problemi qëndron te  hidrovori i vjetruar dhe pompat që e kanë humbur fuqinë tërheqëse të ujit.

Tashmë banorët e kanë humbur shpresën se dikush do t’ua largojë ujin dhe shpëtimin e presin vetëm kur të ngrohet mot.

Top Channel