Kreditë vështirësohen/ Bankat janë më konservatore për shkak të pasojave të pandemisë

03/02/2021 12:21

Pasiguritë e shtuara nga kriza e Covid-19 i kanë bërë bankat më konservatore në dhënien e huave.

Për eksperten e ekonomisë, Teuta Çerpja, shtrëngimi i kushteve nga sistemi bankar mund të japë një impakt negativ në ekonomi, pasi bizneset dhe konsumatorët mund të priren të gjejnë burime të tjera financimi jashtë kanaleve zyrtare.

“Në situata të tilla kur nga njëra anë kufizohet kredidhënia nga ana e bankave të gjithë ata të cilët duan të bëjnë investime do të gjejnë mundësi alternative dhe në të tilla situata me shumë gjasa mundësia për t’u rritur informaliteti është më e madhe. Bizneset dhe individët që duan të investojnë do gjejnë alternative të tjera. Gjithçka që del përtej sistemit bankar do të sjellë problemet e veta në ekonomi. Diçka që nuk është e matshme dhe nuk vlerësohet në tregjet monetare patjetër që ka pasojat e saj negative”, thotë Teuta Çerpja.

Ekspertja Çerpja shpjegon se është krahas pasigurive, kjo sjellje e bankave ndaj kredimarrësve është diktuar edhe nga faktorë të tjerë.

 

“Pandemia bëri që bankat të rrisin dhe të marrin më seriozisht bizneset pasi klientët e tyre janë të punësuar në këto biznese. Politikat e kufizimit në kredidhënie u diktuan në një farë mënyre dhe nga bankat mëmë, politikat e të cilave ndikonin edhe ato të bankave shqiptare që kanë kapital të huaj.” Teuta Çerpja, eksperte ekonomie
Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, bankat do të vijojnë të ndjekin të njëjtat politika shtrënguese edhe për tremujorin e parë të këtij viti kryesisht për bizneset, ndërsa do të lehtësohen më tej ato për individët, veçanërisht për kreditë konsumatore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA