Komisioni “Ruli” e skualifikoi! Basha anashkalon Kryesinë, e vendos Tritan Shehun të parin e listës në Gjirokastër

03/02/2021 16:17

Kjo e mërkurë prodhoi dy lajme interesante në oborrin e selisë blu.

Së pari, Partia Demokratike mbylli më në fund procesin e përzgjedhjes se drejtuesve politik ne 12 qarqet e vendit, ndryshe nga kundërshtari politik, i cili këtë fazë e përmbylli në muajin shtator.

Lajmi i dytë ishte vendimi i Lulzim Bashës për të vendosur si të parin e listës se Gjirokastrës Tritan Shehun, një ndër 13 ish-deputetët të skualifikuar nga Komisioni i Vettingut i Kandidatëve, i njohur ndryshe si Komisioni “Ruli”.

Emrat te cilët nuk kaluan dot vetingun e Partisë zyrtarisht Partia Demokratike i cilësoi si kandidatë që i është shtyrë aprovimi, ndërkohë për fatin e tyre tha se do vendoste kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Por, selia blu nuk njoftoi asnjë mbledhje të forumeve te larta, por në mënyrë jo zyrtare njoftoi median për zgjedhjen e Tritan Shehut si drejtues politik në qarkun të cilin ai e drejtoi edhe në zgjedhjet e 2017 duke siguruar vetëm një mandat deputeti.

Një ditë më parë selia blu njoftoi edhe drejtuesit politikë të kryeqytetit, ku ra në sy se Basha ka mbyllur pjesën fituese të listës së Tiranës me demokratë duke lënë mister vendet për aleatët.

Drejtimi i njësisë 1, 12 dhe 14 i është besuar Aldo Bumçit. Në njësitë 2, 3 dhe 10 në Tiranë do të jetë Jorida Tabaku, e cila për këtë fushatë është larguar nga zona e saj. Në njësitë 4 dhe 8 në Tiranë do të jetë Alfred Rushaj. Në njësitë 5 dhe 7 në Tiranë do të jetë Agron Shehaj. Në njësitë 9 dhe 11 në Tiranë do të jetë Albana Vokshi.

Ndërsa në njësitë 6, 13, 15 dhe 16 në Tiranë do të jetë Belind Këlliçi. Kavaja dhe Rrogozhina i është besuar Grida Dumas, kurse Flamur Noka do të ketë Kamzën , Paskuqanin dhe Vorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA