Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja është përplasur me eksperten e Shëndetësisë së PD-së, Liljana Ramasaçon mbrëmjen e sotme.
Të dy të ftuar në “Open”, kaluan në ofendime e sharje personale,ndërsa flisnin për marrjen e vaksinës ruse.
Koja iu drejtua Ramasaços dhe i tha se se nuk mund të vihet në pushtet me injorancë. Ndërsa kjo e fundit, i tha që të mos e ofendojë duke e quajtur injorante.
Pjesë nga debate i fortë mes tyre:
Gjergji Koja: Ore mësoni të flisni more, nuk vihet në pushtet me injorancë
Liljana Ramasaço: Ti zotëri, mbajti ofendimet për vete, atë injorancën gjeje ku e ke ti, në rregull
Gjergji Koja: Përrallë nga e kaluara flisni këtu, përralla të gjitha
Liljana Ramasaço: Por kush je ti që flet për të gjithë botën kërtu, kush je ti more
Eni Vasili: Ju lutem, jo ofendime personale
Liljana Ramasaço: Qenke gënjeshtar dhe i pamoralshëm.
Top Channel