Aktorja britanike: Nuk xhiroj më skena intime kur regjizorët janë burra

03/02/2021 21:55

Aktorja e njohur britanike Keira Knightley ka shprehur së fundmi sikletin e saj gjatë xhirimit të skenave intime në filma, duke thënë se nuk do ta bëjë më këtë “nëse regjizori i filmit është burrë”.

Në një bisedë me regjizoren Lulu Wang dhe shkrimtaren Diane Solway on, Knightley ia kreditonte vendimin e saj “vështrimit mashkullor” dhe “kotësisë” së saj personale.

“Më vjen keq por duhet të jetë një regjizore femër. Nuk e kam një masë absolute ndalimi, por vetëm me burrat. Nuk dua të jem në ato skenat e tmerrshme të seksit ku ti je e përgatitur, ndërsa burrat e kastit hungërijnë për të shikuar,” thotë Knightley.

“Ndjehem shumë e sikletosur nga shikimi mashkullor. Ka disa herë që edhe vete mendoj se seksi do të ishte shumë bukur në këtë film ose skene, dhe duhet një person që të jetë sensual. Por ata mund të përdorin dikë tjetër. Unë tashmë kam ‘kotësinë’ time, trupi im ka lindur dy fëmjë tani dhe nuk më vjen mirë të dal e zhveshur para një grupi burrash”.

“Kam shumë simpati e dashamirësi për burrat, nga ana kulturore eksperianca e tyre është shumë e eksploruar. Ne njohim shumë aspekte të seksualitetit mashkullor, por nuk besoj se ka burra që mund të thonë ‘po, e kuptoj këtë që po thua, sepse kam një bagazh artistik, nga filmat apo teatri, që të kuptoj pikëpamjen tënde’”.

Knightley ka folur për përplasjet e saj të mëhershme me regjizorët meshkuj, teksa në një ese të vitit 2018 shkruante:

“Ata më tregojnë mua se çfarë do të thotë të jesh grua apo femër. Si per shembull, të jesh e sjellshme, mbështetëse, të jesh e bukur por jo shumë e bukur, të jesh e dobët por jo shumë e dobët, të jesh e suksesshme por jo tepër e suksesshme … Por unë nuk dëshiroj të flirtoj me ta dhe as të luaj rolin e nënës së tyre. Nuk dua ta bëj këtë sepse nuk dua të shkoj në krevat me ta dhe sepse as nuk jam nëna e tyre . … unë dua të bëj vetëm punën time, mor shok. A ka mundësi? Dua të flas e të dëgjohem, dua të më flasin e të dëgjoj. Egoja mashkullore duhet të pushojë duke u bërë pengesë”.

Ajo shton me tej për pozitën e vështirë ku vendosen femrat nëse nuk sillen në mënyrë joshesë apo me tipare amësie.

“Para se të bëhet nënë, një grua është seksi, por kur flasim më pas për lindjen që të ndan në dysh vaginën, atëherë është tmerruese, kështu që burrat tërhiqen nga tema. Gratë duhet të luajnë ose rolin e joshëses ose atë të nënës për t’u dëgjuar nga të tjerët”.

FOTO GALERI
1/3
Keira Knightley ka shprehur së fundmi sikletin e saj gjatë xhirimit të skenave intime në filma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA