Ditën e sotme janë publikuar emrat e drejtuesve politikë të PD-së për Tiranën.

Basha u ka besuar këtë detyrë disa prej demokratëve të njohur, si Grida Duma, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

Për qarkun e Tiranës në njësitë 1, 12 dhe 14 do të jetë Aldo Bumçi. Në njësitë 2, 3 dhe 10 në Tiranë do të jetë Jorida Tabaku.

Në njësitë 4 dhe 8 në Tiranë do të jetë Alfred Rushaj. Në njësitë 5 dhe 7 në Tiranë do të jetë Agron Shehaj.

Në njësitë  9 dhe 11 në Tiranë do të jetë Albana Vokshi. Ndërsa në njësitë 6, 13, 15 dhe 16 në Tiranë do të jetë Belind Këlliçi.

Kavaja dhe Rrogozhina i është besuar Grida Dumas, kurse Flamur Noka do të ketë Kamzën , Paskuqanin dhe Vorën.  Flamur Hoxha do të jetë në krye të Kukësit.

Lista si më poshtë:

Qarku Tirana, njësitë: 1 + 12 + 14
ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10
JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8
ALFRED RUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë
GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7
AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11
ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16
BELIND KËLLIÇI

Kamëz + Paskuqan + Vorë
FLAMUR NOKA

Shumë pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, ndërsa Partia Demokratike vijon të jetë jashtë parlamentit shqiptar.

Lulzim Basha vendosi të bëjë publik programin elektoral më 28 janar, me të cilin synon të kthejë demokratët në pushtet pas 8 viteve opozitë. Në prezantimin e programit ekonomik u bë publik edhe slogani  i fushatës së  Partisë Demokratike në këto zgjedhje, i cili do jetë “Shqipëria fiton”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA