U arratis nga komisariati, përfundon aventura e 30 vjeçarit/ Efektivët i vënë sërish prangat Riljon Lalës

01/02/2021 17:28

Policia ka arrestuar sërish 30 vjeçarin Riljon Lala, pasi ky i fundit u arratis gati një muaj më parë nga komisariati numër 1 në Tiranë.

30-vjeçari ishte dërguar  për të dhënë shenjat e gishtave në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, ku më pas pritej të dërgohej në Gjykatën Penale të Tiranës, në të cilën do të njihej me masën e sigurisë.

Por mesa duket 30-vjeçari ka përfituar nga rasti dhe u arratis me shpejtësi nga dera pasme e Komisariatit nr. 1 deri kur efektivët e arrestuan sërish pasditen e sotme.

Lala akuzohet për veprën penale të “armëbajtjes pa leje”.

Njoftimi

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, që u largua nga ambientet e Komisariatit Nr.1, me datë 04.01.2021.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, organizuan punën dhe në lagjen e Ali Demit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 30 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi me datë 02.01.2021, u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, duke qarkulluar me armë në lagjen e Ali Demit dhe më pas me datë 04.01.2021, duke goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.1, u largua me shpejtësi nga ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit R. L.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA