Komiteti Teknik i Eksperteve duke marrë shkas nga rritja e rasteve të infektimit me covid-19 ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka konfirmua se është rritur incidenca e infektimeve.
Sipas zv.ministres, Mira Rakacolli shtimi i rasteve është vënë re përgjatë të gjithë muajit janar.
Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka thënë se Shqipëria do të vijojë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe për shkak të mutacionit të covid-19 që është zbuluar atje.
Më tej Komiteti Teknik i Ekspertëve thekson se po shqyrtohet mundësia për kthimin e studentëve në Universitet për sezonin e provimeve.
Rakacolli: Para dy ditëve u shënua numri rekord që nga fillimi i Pandemisë.
Silva Bino: Kemi një rritje të rasteve, Incidenca javore është rritur në 209 në 100 miojë banorë. Është një rritje drastike se kjo ishte më pak. E them këtë që incidenca të jetë në një tavan deri në 200. Nuk është shumë e lartë por ka rëndësi. Ka një rritje të incidencës dy javore. Shkon deri në 378 raste për 100 mijë banorë. Është tregues i rëndësishëm se kombinohet me shtrim ne spital dhe rritje të vdekjee. Ka rritje të grupmoshave të reja por jo vetëm. Ka rritje në të gjitha grupmoshat.
Najada Como: Ka shtrime të shtuara në spitale dhe padiskutim ky numër i shtuar. Pritet të rriten. Informacioni është se kemi të gjitha moshat në spital. Nga 30 deri në 90. Fasha më e prekur është 50-60 vjeçare. Por edhe mosha e re po paraqet forma të shtuara të rëndesës së virusit. Arma për vec vaksinës është mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancës.
Brataj: Vizitat janë shtuar në banesa. Ajo që na shqetëson është fakti se në janar 11961 vizita dhe mbi 2 mijë janë vetëm për covid thirrje.
Rakacolli: Sic shihet ka një rritje të të gjithë indikatorëve. Nga ekspertët mendohet se kjo rritje ka lidhje me mos zbatimin e masave në fundvit dhe në javën e parë të janarit. Pavarësisht këshillave që u dhanë. Nga ana tjetër në rritjen e inditikatorëve po shihet edhe transformimet e virusit. Situata është e kontrolluar. Sot u vendo që të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë deri në një moment të dytë. Në lidhje me kërkesën e Universiteteve para provimeve po vlerësohen mundësit konkrete për realizimin. Deri në fund të javës do ketë përgjigje. Jemi në një moment delikat. Njerëzit rrinë më tepër në ambiente të mbyllura dhe mund të ketë ndryshim të virusit. Kërkohen angazhim i madh.
Top Channel