Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se po diskutohet që të sigurohen më shumë doza të vaksinës anticovid mes shkurtit e vjeshtës.
“As nuk e mendojë që ti shkoj Pfizerit mbrapa nëpër gjykata, me Shqipërinë është sjellë si s’ka më mirë dhe unë nuk dua të hy në këtë debat midis atyre që ankohen dhe Pfizer se s’më takon por mendoj që për sa na takon ne dhe se si e linçojmë ne kontratën ai se ka shkelur kontratën me ne. Disa qafira që faktikisht ishin pjesë e një turpi të madh me publikimin apo komentimin e kontratës bashkë me një qafir të komentuar digjital vazhduan të flasin me terma ekstrem për ta helmuar këtë popull e për ti thënë që çdo gjë këtu është e zezë. Duke thënë që vaksinat po vikan për fushatë, për propagandë për shoë se në fakt pjesa më e madhe e dozave nuk do të vijë deri në vjeshtë. Nuk mund të bëhen as për propagandë as për fushatë. Po diskutohet që të sjellë doza më shumë mes shkurtit dhe vjeshtës. Por ne nuk e kemi lënë veten vetëm në dorë të Pfizer. Ne po negociojmë edhe me vaksina të tjera, këtu dua të negociojmë edhe për pagesat. Ne mund të merrnim më shumë por ju kam thënë se ndryshimi është se ata luajnë ose ha atë e ha këtë, por ne luajmë shah në mënyrën se si planifikojmë apo realizojmë planet tona prandaj ne fitojmë”, tha Rama.
Top Channel