E fejuara e Marilyn Manson: Më manipuloi kur isha adoleshente, abuzoi me mua për vite të tëra (Fotot)

01/02/2021 16:05

Aktorja Evan Rachel Wood ka publikuar sot një deklaratë ku akuzon se ish-i fejuari i saj, kantautori i ‘rock-ut shokues’ Marilyn Manson e ka “abuzuar në mënyrë të tmerrshme prej vitesh” që kur e joshi duke e manipuluar kur ishte adoleshente.

Aktorja e filmit Westworld, Evan, 33 vjeçe, dhe Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, 52 vjeç, u fejuan në janar 2010 pas një lidhjeje tre-vjecare, por anulluan fejesën e tyre në gusht 2010.

Ata ishin njohur kur ajo ishte 18 vjeçe ndërsa muzikanti 18 vjet më i madh se ajo.

Evan tha në deklaratën e saj të publikuar sot në Instagram: “Ai nisi të më joshte kur isha ende adoleshente dhe abuzoi me mua për vite të tëra, në mënyrë të tmerrshme. U manipulova me anë të lavazhit të trurit, për t’u nënshtruar”.

“Jam sot këtu për të denoncuar këtë njeri të rrezikshëm dhe të njoftoj industritë muzikore, para se ai të shkatërrojë të tjera jetë”.

Përfaqësuesit e Manson kanë mohuar kategorikisht akuzat e sja edhe në të kaluarën.

Revista ‘Vanity Fair’ shkruante se më pas, të paktën katër gra të tjera postuan akuzat e tyre kundër Manson.

Në detajet e eksperiencave të tyre përfshiheshin sulme seksuale, abuzim psikologjik, forma të ndryshme nënshtrimi, dhune e intimidimi.

Në vitin 2009, Manson tha për revistën Spin: “Kënga ime ‘Dua të të vras si në filma’ është për fantazitë e mia”.

Ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje për marrëdhënien e tij me Evan, Manson tha: “Çdo ditë kam fantazi për t’ia thyer kafkën me çekiç”.

Në 2008 ai dha të tjera detaje për lidhjen: “Sa herë e merrja në telefon atë ditë .. e mora rreth 100 herë në telefon por nuk përgjigjej, dhe unë më pas merrja nje brisk dhe pritesha në fytyrë e në duar”.

“Doja t’i tregoja për dhimbjen që më shkaktonte. Që ajo të shikonte fizikisht atë që kishte bërë”.

Por më vonë përfaqësuesi i Manson tha se komentet për fantazitë e vrasjes së Evan apo të prerjeve me brisk, ishin pjesë e intervistës teatrale të ylli të rrokut për promovimin e një kënge të re, dhe jo të dhëna faktike.

“Fakti që Evan e Manson u fejuan gjashtë muaj pas kësaj interviste tregon se asnjë nuk e merrte seriozisht”.

Në vitin 2018, Evan dëshmoi në një komitet të Kongresit amerikan për abuzimet që kishte pësuar nga një partner të cilin nuk e identifikoi. Ajo e bëri këtë në nxitje të miratimit të ligjit për Të Drejtat e Viktimave të Abuzimit Fizik e Seksual.

FOTO GALERI
1/11
Aktorja Evan Rachel Wood akuzon se ish-i fejuari i saj, kantautori i ‘rock’ Marilyn Manson e ka “abuzuar në mënyrë të tmerrshme prej vitesh”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA