“Cufja” i Portokallisë rrëfen aktorin me të cilin ka interpretuar më mirë: Vetëm një gjë kisha frikë…

01/02/2021 12:35

Arben Dervishi ishte i ftuar në “Wake Up” ku foli për jetën e tij në SHBA dhe karrierën e tij si aktor humori. I njohur ndryshe si “Cufja i Portokallisë”, Dervishi ka shpjeguar se me cilin personazh ka kaluar më mirë në spektaklin e humorit.

“Që kam interpretuar ka qenë Gon Llakaj se më thoshte njëherë kaloje materialin se nuk kam kohë. Por arrinte të gjente batuta të mrekullueshme. Vetëm një gjë kisha frikë, do ma thotë batutën apo jo. Por ta kalonte xixë.

Edhe me Erand Sojlin kam ndejtur shumë. Nga ai, kur kam dalë nga Portokallia, kam dalë me paketë cigare dhe pse nuk e kisha pirë kurrë”, tha Dervishi.

Sot është dita e tij e fundit në Shqipëri ndërsa do të kthehet sërish pranë familjes dhe miqve në Michigan, SHBA, të cilët i përshëndeti dhe i falenderoi për investimet që bëjnë në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA