Arteta paralajmëron edhe një blerje të re brenda ditës

01/02/2021 12:40

Mikel Arteta nuk e ka përjashtuar mundësinë që Arsenali të sjellë një lojtar të ri para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” tashmë kanë shtuar dy fytyra të reja në skuadrën e tyre si huazim gjatë janarit, duke nënshkruar me mesfushorin sulmues Martin Odegaard nga Real Madridi dhe portierin Mat Ryan nga Brightoni.

Arteta ka deklaruar më parë se ai do të dëshironte të shtonte një mbrojtës të ri të majtë për të siguruar mbulim për Kieran Tierneyn dhe, duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të së martës ndaj Ëolves, trajneri i “Gunners” la të kuptohet se mund të ishte ende një mundësi, përcjell KosovaPress.

“Dita e fundit e afatit kalimtar është gjithmonë e paparashikueshme dhe gjërat mund të ndodhin,” tha ai. “Mund të ndodhin, mund të mos ndodhin. Ne jemi duke vëzhguar “.

Arsenali ka mungesa në krahun e majtë pas largimit të Sead Kolasinac drejt Schalkes në fillim të muajit janar.

Ata kanë një interes në mbrojtësin e majtë të Southamptonit, Ryan Bertrand, i cili ka gjashtë muaj nga kontrata e tij në “St Mary”. Ata gjithashtu janë lidhur me Patrick van Aanholt e Crystal Palace ndërsa vazhdojnë të shikojnë për lojtarë që mund të sigurojnë mbulim për Tierneyn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA