Anglia rrezikohet në Botëror/ Shkak bëhet rregulli për karantinim për 10 ditë edhe për sportistët

01/02/2021 15:35

Masat ekstreme që po merr qeveria britanike anti Covid-19 e rrezikojnë edhe kombëtaren e “3 luanëve” për eliminatoret e Botërori 2022.

Lajmin e bujshëm e  publikon e përditshmja angleze “The Sun”. Sipas kryetarit të Partisë Laburiste, Sër Keir Starmer, kushdo që shkon në Angli duhet të kryej një karantinë 10-ditore në për hotele, kushdo qoftë, edhe sportistët profesionist.

Nëse do të miratohen këto masa ekstreme atëherë përfaqësuesja angleze e futbollit do të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022, pasi nuk do të arrinte të luante për ndeshjet në grup që ka kundër Shqipërisë, Poloninë dhe San Marino.

Nëse ndodh kjo Anglia do t’i humbiste ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe nuk do të ishte e mundur të merrte pjesë në Botëror. Vec kësaj një kaos do të shkaktonte edhe për Europianin që pritet të zhvillohet këtë verë, apo ndeshjeve të Champions League apo Formula 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA