Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit, kryeministri të japë 66 votat e tij
25/04 17:15
Albin Kurti, ka vizituar pasditen e sotme komunën e Skenderajt, por është sulmuar me gurë dhe vezë.
Gjatë vizitës, një numër qytetarësh kanë brohitur ish-emrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kanë sulmuar Kurtin. Është dashur ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës, për t’i mundësuar Kurtit të zhvillojë tubimin me qytetarët.
Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale, qytetarët dëgjohen duke brohoritur “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”.
Theksojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gëzon një përkrahje të madhe nga kjo zonë, ndërsa me Kurtin kanë pasur në vazhdimësi kundërshtime të shumta.
Top Channel