Bashkimi evropian përballet me vonesa të vaksinës nga kompania Pfizer dhe BioNTech dhe vende si Gjermania po mendojnë që të pranojnë vaksinat ruse dhe kineze me kushtin nëse ato janë efektive.

Serbia apo Hungaria nuk kanë nguruar që të marrin këto vaksina. Ne pyetem autoritetet shëndetësore shqiptare të cilat thonë se në Shqipëri do përdoret çdo vaksinë që merr certifikim në bashkimin evropian dhe në shtetet e bashkuara. Në këto vende vaksinat ruse dhe kineze nuk janë certifikuar ende. Ndërkohë pak kohë më parë ambasada ruse në tiranë I bëri një ofertë Shqipërisë për vaksinat.

Po qytetarët çfarë mendojnë, a do të pranonin ata të vaksinoheshin nga një vaksinë që si vend origjinë ka Rusinë ose Kinën?

“Kinezi dhe rusi si dhe të gjithë të tjerët po kujdesen për shëndetin e popullit unë do të isha dakord.”

“Do pranoj mjafton të jetë e certifikuar nga shteti. Kjo sëmundje është shumë e keqe duhen të merren masa. “

“Vaksina supozohet që është për të mirën e popullit, kë do të na servirin do ta bëjmë.”

“Po do ta bëj.”

“ Jo nuk pranoj ne luftuam të zhdukim lindjen, duhet të marrim nga perëndimi. Një vaksinë nga Amerika, Anglia ose Gjermania. Nuk e dua prodhim kinez.”

“Jo, jo nuk do ta bëja kam frikë mos janë të skaduara.”

“Jo, dhe pikë.”

Një tjetër kategori që nuk do të pranonte të bënte vaksinat anti covid, janë ata që nuk besojnë ekzistencën e koronavirusit.

 “Unë do ta bëja tek të dyja krahët, po ku vijë radha për ne. Si fillim do shkojë tek parja.”

“Nuk ka radhë për ne joooo.”

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA