Trump përballë impeachment-it/ Ekipi mbrojtës në telashe, largohen 5 avokatë

31/01/2021 12:07

Ish-presidenti, Donald Trump, ka ndarë rrugët me avokatët që e përfaqësojnë atë në hetimin që do të nisë në senat.

Burch Bowers dhe Deborah Barberi janë larguar nga ekipi i tij dhe siç raportojnë mediat amerikane ky ka qenë një vendim i përbashkët. Hetimi ndaj Trump për nxitje rebelimi, fillon më 8 shkurt.

Senatorët do të vendosin nëse do ta dënojnë atë nën akuzën se nxiti rebelimin në ndërtesën e Kongresit më 6 janar, kur humbën jetën pesë persona, ose jo. Greg Harris dhe Johnny Gasser, dy ish-prokurorë federalë nga Karolina e Jugut po ashtu kanë lënë ekipin e avokatëve të Trump. Ata raportohet se nuk donin të mbronin Trump për aludimet për manipulim të zgjedhjeve. Josh Howard, një avokat nga Karolina e Veriut, që iu bashkua pak kohë më parë ekipit, siç raporton CNN, po ashtu është larguar. Tani është e paqartë se kush do ta përfaqësojë Trump në proces. “Ne kemi punuar shumë por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar për ekipin tonë ligjor”, tha në Twitter këshilltari i Trump, Jason Miller.

Trump është presidenti i parë në historinë amerikane që do ti nënshtrohet dy herë procesit që njihet si Impeachment. Ai u hetua më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve në 2019 për marrëveshjet e tij me Ukrainën por u shfajësua në senat. Tani ai akuzohet se ka nxitur bandën që sulmoi Kongresin pasi në mënyrë të përsëritur ai pretendoi, pa baza, për manipulim të zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA