Pasi doli nga “Për’puthen” çift me Andin, në rrjetet sociale qarkulluan foto të Teas dhe Beartit duke u puthur, që tregojnë se prej kohësh të dy janë në një marrëdhënie.
“Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë për pëlqime, por përveç tyre kam qenë në mungesë të plotë të çdo informacioni deri në momentin që do të ishte Për’puthen Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emision.
Kjo është diçka që dua të sqaroj për veten time dhe jua them me ndershmërinë më të madhe për të gjithë ata që kanë besuar te fjala ime dhe te personi im“, thotë opinionisti Arjan Konomi në videon e postuar në Instagram.
Pas daljes së Andit dhe Teas nga programi, Arjan Konomi ka postuar një foto me ta në Instagram, ku shkruan: “Sa do e ndjej mungesën tuaj! Të njohësh miq të mrekullueshëm si ju është pasuri e çmuar e jetës”. Por mesa duket, tashmë opinionisti është i të njëjtit mendim.
Ndërkohë, fansat, të zhgënjyer nga Tea, kanë vërshuar me komente tepër negative në foton e saj në Instagram, ku ka pozuar krahë Andit, në natën e fundit në “Për’Puthen” pasi ata vendosën të dalin prej aty për t’u njohur më tepër me njëri-tjetrin jashtë.
“Sa fallco paske qen”, shkruan një nga ndjekësit, ndërkohë që të tjerë shkruajnë: “Harram e paçi kohën që ju kemi kushtuar”, “gënjeve një popull, si nuk të vjen turp?”, “turp të të vijë, mashtruese”.
Andi ka thënë se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.
Ndërsa Bearti, reagoi përmes një video në rrjete sociale ku e pranon që është në një lidhje me Tean dhe thotë se dashuria e tyre është e vërtetë.
Top Channel