Rita Petro në “E Diell”/ Shfaqet foto e Elvana Gjatës, reagimi i çuditshëm i shkrimtares

31/01/2021 18:03

Shkrimtarja Rita Petro thotë se kënga me të cilin Elvana konkkuroi në festivalin e fundvitit, nuk i bëri përshtypje.

Rita Petro ishte pjesë e jurisë në festivalin e fundvitit 2019, ku do të zgjidhej kënga që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion. Midis Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, vota e shkrimtares ishte për Arilenën.

Rita Petro ka dhënë komentet e saj pas përfundimit të festivalit, megjithatë dha mendimin e saj edhe sot, në një intervistë për “E Diell”.

Më pëlqen Elvana , është shumë energjike. Por, në atë rast, në atë festival ku gjykohet kënga, motivet  e këngës së saj ngatërroheshin. Mund të mos jem specialiste, por kënga në fund të fundit është bërë për njerëzit e zakonshëm. Të them të drejtën edhe si muzikë, edhe si tekst nuk më bëri përshtypje. Ne po votonim për atë festival, nuk ishim duke votuar as për Arilenën as me Elvanën”.

Ajo thotë se pas festivalit nuk ka pasur kontakte me asnjë prej këngëtarëve, sepse sipas saj janë në fusha krejt të ndryshme.

Kujtojmë, se Festivali i 58-të i këngës u shoqërua me polemika të shumta, pasi publiku i gjerë priste fitoren e Elvana Gjatës, ndërkohë që fitoi Arilena Ara. Elvana Gjata konkuronte “Me tana”, ndërsa Arilane me “Shaj”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA