Izmir Smajlaj rikthehet në mënyrë triumfuese në garat e atletikës pas një mungese 6 mujore për shkak dëmtimi.
Atleti shkodran, mori pjesë në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës në Salla të Mbyllura që ishte edhe evenimenti i parë për vitin 2021 ku ai shkëlqeu teksa fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati me 7.90 m, një rezultat ky që erdhi si pasojë e punës së madhe të bërë nga ky sportist gjatë gjithë këtyre muajve.
Vetë atleti shkodran, që këtë vit pritet të ketë një kalendar të ngjeshur me aktivitete mes të cilave edhe Lojërat Olimpike të Tokios, shprehu gëzimin e këtij suksesi në rrjetet sociale ku ndër të tjerat bëri falenderimet e tij për ata që i qëndruan pranë, ndërkohë që një urim kampioni shqiptar i kërcimit së gjati e mori edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar
Top Channel