Detaje tjera nga kontrata marramendëse e Messit me Barcelonën – bonuse të mëdha për çdo trofe ekipor dhe individual

31/01/2021 11:17

Mëngjesi i sotëm (e diel) nisi me një lajm bombastik rreth kontratës katërvjeçare të Lionel Messit të nënshkruar në vitin 2017 që përmban shifrat të frikshme përfitimesh.

Zbulimi erdhi në fund të një jave që ka parë lajmet e Barcelonës të dominuara nga bisedat rreth situatës së pasigurt financiare të klubit, me pjesën më të madhe të fajit duke u hedhur në derën e bordit të mëparshëm të drejtuar nga Josep Maria Bartomeu.

Sipas botimit të gazetës El Mundo, kontrata aktuale e Messit me Barcelonën ka një vlerë totale prej 555 milionë eurosh, e cila është plotësuar plot 92 për qind apo 511,540,545 euro.

Messi nënshkroi marrëveshjen në vitin 2017 dhe përfshinte një bonus prej 15.2 milionë eurosh vetëm për pranimin e kontratës dhe një pagesë tjetër prej 78 milionë eurosh për “besnikërinë” ndaj klubit.

Si shtesë, Messi ka kontratë prej 138 milionë eurosh në sezon, kontratë e cila ka përfshirë bonuse pavarësisht dështimeve të Barcës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi sulmuesi argjentinas kishte kontratën e mbushur me bonuse të ndryshme.

Paga fikse, ose shuma minimale e parave që argjentinasi ishte planifikuar të fitonte, ishte 245,314,080 euro.

Disa prej bonuseve më tërheqëse përfshijnë një bonus prej 14,194,576 euro për të fituar Ligën e Kampionëve, një bonus prej 9,463,064 euro dhe një tjetër prej 4,731,532 euro për të fituar kampionatin.

Detaja nga kontrata e Messit

Përveç kësaj, Messi kishte edhe një bonus prej 2,365,768 eurosh dhe një tjetër prej 591,552 euro për fitimin e Topit të Artë.

Koha e lëshimit të kontratës është kurioze duke qenë se vjen në një kohë kur e ardhmja e Messit është e pavendosur. Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë shumë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij kur ai të bëhet lojtar i lirë këtë verë.

Top Channel