Britania e madhe dhe bashkimi Evropian do të rifreskojnë marrëdhëniet pasi Brukseli iu referua një mase të marrëveshjes së Brexitit për të kontrolluar eksportet e vaksinës.
Kjo është konfirmuar nga ministri britanik Michael Gove. Qeveria beson se BE nuk do të bllokojë vaksinat që hyjnë në britaninë e madhe. Kjo vjen pasi Brukseli hoqi dorë nga vendimi i kritikuar gjerësisht që do të kishte kthyer kontrolle në kufirin irlandez. Gove shtoi se komisioni evropian e pranoi gabimin e tij.
Ai tha se kishte folur me zëvendëspresidentin e komisionit, Maros Sefcovic dhe se të dy ata kishin rënë dakord të vendosnin njerëzit në irlandën e veriut, të parët.
Gove tha se britania do të arrinte shifrën e 15 milionë vaksinimeve deri më 15 shkurt duke shtuar se programi po shkonte sic ishte planifikuar. Sekretari i jashtëm, Dominic Raab tha ndërkohë se ai kishte marrë garanci se BE nuk donte të bllokonte furnizuesit në realizimin e kërkesave të kontratave për shpërndarje vaksinash në britani.
Qeveria britanike tha se ajo ishte e angazhuar në mbështetjen e aksesit të barabartë të vaksinave në botë por se ishte ende herët për të folur konkretisht për dhurimin e disa prej rezervave të vendit në vaksina, për vende të tjera.
E gjithë kjo vjen në një kohë kur organizata botërore e shëndetësisë thotë se nacionalizimi i vaksinave mund të zgjasë pandeminë dhe të thellojë akoma më shumë pabarazitë globale.
Top Channel