
28/02 08:49
Nuk pati fitues nga derbi i Premier Ligës, ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United.
Rezultati final pas 90 minutave lojë ishte ai i fillimit, pra 0-0 dhe i cili nuk i ka konvenuar asnjërës prej këtyre dy skuadrave, por Manchester Cityt që mbetet lider i tabelës, përcjell KosovaPress.
Në fund, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall anësori i “Djajve të Kuq”, Wan Bisaka i cili u vlerësuar me notën 7.7.
Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.8, kurse më i dobëti i këtij takimi ishte Edinson Cavani i cili mori notën e ulët 5.9.
Top Channel